Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar zërat se ai është nisur në Durrës për t’u takuar me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u transferua në paraburgim pas masës së arrestit me burg. Me anë të një postimi në X, kreu i qeverisë thotë se nuk i shkon në mendje të bëjë teatër me vizita nëpër burgje, ndërsa thekson se “beteja ligjore e Erionit është beteja e tij dhe e avokatëve të tij, jo e imja dhe e Partisë Socialiste”.
Rama: Dje morëm letrën e Presidencës Polake të BE, për çeljen e grupkapitullit 3 të negociatave ndërkohë që në 29 janar kemi marrë letrën për çeljen e grupkapitullit 2, pra për hapjen e dy dyerve të tjera në korridorin drejt sallës së madhe të familjes së bashkuar europiane.
