Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi debatoi në kuvend me ministrin e Brendshëm Hoxha lidhur me tubimin e një ditë më para SPAK në mbështetje të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Bardhi i kërkoi ministrit të Brendshëm të hetojë punonjësit e bashkisë që bllokuar prokurorinë e posaçme.
“Dua të denoncoj precedentin e djeshëm ku një turmë kanë pushtuar ambientet e jashtme të SPAK dhe nuk ka pasur polici për grumbullimin e paligjshëm… me një grup personash të filmuar dhe identifikuar, drejtorët e bashkisë së Tiranës që urdhëronin punonjësit e administratës që të dilnin në mbështetje të një personi të akuzuar për miliona euro vjedhje.
Jo vetëm që nuk ka pasur asnjë veprim për tubimin e paligjshëm dhe mungesë të Policisë duke mos vepruar, por u pengua edhe transferimi i të arrestuarit për korrupsion për ta dërguar anë paraburgim. Nuk kemi dëgjuar të nisë ndonjë procedim penal për drejtorët batakçinj të bashkisë Tiranë, t’i procedojë punonjësit e bashkisë Tiranë që për orë të tëra bllokuan rrugët e Tiranës”, tha Bardhi.
