Erion Veliaj mbërrin në IEVP-në e Durrësit

Data

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka mbërritur në IEVP-në e Durrësit këtë të enjte.

GJKKO vendosi ta lejë në burg kryebashkiakun e Tiranës pas një seance maratonë prej rreth 7 orësh një ditë më parë.

Masa ndaj bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa është ndryshuar nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje dy herë në muaj, si dhe i është marrë pasaporta.

Veliaj qëndroi një natë më parë në Bllokun e Sigurisë në Tiranë, pasi seanca mbaroi vonë dhe nuk ekzekutimi i masës për në paraburgim nuk kryhet kaq vonë.

Vendimi i plotë i GJKKO.

1.Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Erion Veliaj me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

2.Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” caktuar ndaj personit nën hetim Ajola Xoxa me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga nenet 233 dhe 234 i K.Pr.Penale”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related