Tonet e ashpra ndaj gjyqtarëve të GJKKO/ Reagon KLGJ: Çdo përpjekje për të cënuar pavarësinë e gjyqësorit përbën një…

Data

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar pas deklarata me tone të ashpra të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Parisë Demokratike, Sali Berisha, ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Reagimi i KLGJ

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit në lidhje me deklaratat e bëra nga persona të veshur me pushtet, ekzekutiv apo politik si edhe media të caktuara, të cilat prekin figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve pranë gjykatave të posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar. KLGJ mban qëndrimin se çdo përpjekje për të cënuar pavarësinë e gjyqësorit, nëpërmjet trysnisë apo presionit të çfarëdo lloji, përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj pavarësisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related