Gjyqtari i Posaçëm, që ka firmosur arrestimin e Erion Veliajt është Erion Bani, një nga gjyqtarët më të guximshëm, seriozë dhe profesionalë në sistemin e drejtësisë. Z,Bani është është magjistrati i ri që vendosi caktimin e masës së arrestit në burg edhe për ish-zv/ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe pronarin e koncesionit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, Ilir Rrapaj.
Po me firmën e tij u kërkuan hetime të thelluara për Ilir Beqajn, Shkëlqim Canin dhe katër anëtarë të prokurorimeve. Me firmën e Erion Banit është shpallur arresti edhe për ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj (tashmë në arrati). Gjithashtu firmën e tij u vendos edhe arrestimi e më pas burgosja e ish kryetarit të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Ish gjyqtari i Elbasanit Ilir Pashaj dhe ish-gjyqarja Zamira Vyshka janë arrestuar po ashtu me firmën e Banit.
