500 miliardë dollarë në “arkat” e tij, Trump ka një plan të ri për Ukrainën, pse “barra” më e madhe i ngelet Evropës

Data

Shtëpia e Bardhë ka ngadalësuar zhvillimin e një propozimi për paqen për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, në mënyrë që së pari të diskutojë detajet me partnerët në NATO dhe BE, veçanërisht për shkak se Donald Trump donte që Brukseli të gjente një vend në tryezën e bisedimeve, shkruan “The Telegraph” i Londrës, duke cituar burimet e saj të rangut të lartë në Uashington. Kjo është arsyeja pse i dërguari special i Trump për procesin e paqes, gjenerali në pension Keith Kellogg, do të udhëtojë në Evropë dhe më 20 shkurt në Kiev, por siç shkruan gazeta e Moskës Kommersant, ai nuk ka ndërmend të shkojë në Moskë për momentin. Kellogg do të vizitojë një sërë kryeministrash dhe presidentësh evropianë. Ai ende nuk e ka specifikuar se ku do të shkojë dhe me kë do të takohet, përveçse ka ndërmend të bisedojë me ‘sa më shumë prej tyre’ për të mësuar se si po merr frymë Evropa dhe çfarë propozimesh dhe planesh ka.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related