Presidenti i PL-së, Ilir Meta, me një audio regjistrim të bërë nga qelia, deklaron se është kërcënuar përmes një kontrolli të befasishëm në qelinë e tij, në momentin kur po konsumonte mëngjesin.
“Pasi u bë kontrolli im i imët fizik i trupit, pastaj u bë kontroll i imët për gati 20 minuta në të gjithë qelinë, përfshirë edhe frigoriferin, që nuk kishte ndodhur asnjëherë, por ndodhi rastësisht besoj gjatë fjalimit të këtij skizofreni që fliste për standardet e drejtësisë, për standardet europiane, që i garantonte partia e inceneratorit që nuk ekziston dhe që vetëm Dumani nuk e shikon”- u shpreh Meta.
Meta ironizon kontrollet e qelisë, duke thënë se ato ndodhin pasi pushteti i druhet arratisjes së tij nga burgu.
Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj si të përfshirë direkt në skemën e inceneratorit të Tiranës dhe i kërkon opozitarëve t’ia tregojnë kreut të SPAK, Altin Dumani, provat që e faktojnë këtë.
