Rama në mbrojtje të Bushkës, sulmon prokurorët: Nga sot nuk do të heshtim më

Data

Kryeministri Edi Rama, ndërsa Veliaj u paraqit në gjykatë, u mblodh dhe mori në mbrojtje Klotilda Bushkën. Nisi me sulmin ndaj prokurorëve duke thënë se nuk mund të kemi republikë të hetuesve.

Kishte ulur Bushkën para, por e nisi i pari mbrojtjen në vend të sqarimeve të saj, Rama iu drejtua të vetëve me një fjalë.

Tha se nga sot e tutje nuk do të heshti më.

“Vetëm një idit ose maskara mund të thotë se ne kontrollojmë drejtësinë, por ne nuk jemi këtu hunj gardhi që thjeshtë dhe vetëm përcjellim lajme, japim mbështetje të pafund dhe të mos themi asgjë kur biem në gjurmë , me ose pa dashje të episodeve si ky. Minimalisht kryetarja e komisionit të ligjeve duhet thirrur e duhet pyetur. Ku jemi këtu? Bushka nuk është pyetur. Por nuk është vetëm kjo. Ka shumë gjëra që nuk shkojnë, që janë një arsye për një reflektim të përbashkët, sepse gjithçka është ndërtuar me mund dhe fal përkushtimit, vullnetit të punës së prokurorëve”, tha Rama.

Rama tha gjithashtu se Bushka e mori vesh lajmin ngatelevizori, duke ironizuar edhe punën e gazetarëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related