Berisha cakton primaret më 1 mars dhe shpëton drejtuesit politik, Murrizi dhe Leskaj e sfidojnë mes debatesh…

Data

Partia Demokratike po përballet me një tjetër përplasje të brendshme, teksa mbledhja e djeshme e Këshillit Kombëtar është shoqëruar me debate të ashpra dhe kundërshtime të forta mbi mënyrën dhe kohën e zhvillimit të primareve, proces ky i cili do të mbahet më 1 mars (muajin tjetër). Vendimi i kryedemokratit Sali Berishës për të përjashtuar drejtuesit politikë të PD nga ky proces ka krijuar pakënaqësi të thella, duke lënë pas një valë hatërmbetjesh dhe akuzash për trajtim të pabarabartë brenda partisë.

Në këtë klimë tensioni, Myslym Murrizi ka qenë një nga zërat më kritikë, duke kundërshtuar skemën e “superiorëve dhe inferiorëve” dhe duke kërkuar një proces të hapur dhe të drejtë. Ai e ka cilësuar formulën aktuale si “vrastare” për demokracinë e brendshme dhe ka paralajmëruar se kjo ndarje e imponuar mund të sjellë pasoja për të ardhmen e PD-së. Ndërkohë në të njëjtën linjë është shfaqur edhe deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, i cili ka kundërshtuar jo vetëm përjashtimin e drejtuesve politikë nga primaret, por edhe datën e caktuar për zhvillimin e tyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related