Arrestimi i Veliajt, politologet: Rama është i detyruar të mbrojë bashkëpunëtorin e tij

Data

Studiues të jetës politike të Shqipërisë vlerësojnë se arrestimi i kryebashkiakut Erjon Veliaj ishte i pritshëm dhe se bashkia e Tiranës është një nga institucionet më problematike në raport me ligjet. Analistët Afrim Krasniqi dhe Ilir Kalemaj pohuan në intervista për Zërin e Amerikës se SPAK-u po tregon vendosmëri dhe paanshmëri në goditjen e aferave të dyshuara korruptive edhe në nivele të larta politike. Ata vërejtën se forcat kryesore politike mbeten të dyzuara në qëndrimet ndaj SPAK-ut, herë duke e mbështetur herë duke e sulmuar atë, ndonëse SPAK-u ka një mbështetje të jashtëzakonshme nga opinioni publik për luftën ndaj korrupsionit.

Studiues të zhvillimeve politike mendojnë se fakti që SPAK-u ka trokitur disa herë në dyert e bashkisë së Tiranës për hetime dhe arrestime deri tek kryebashkiaku Veliaj e shfaqin këtë si këtë institucion si një ndër më shumë të dyshuarit për shkelje të ligjit.

Studiuesi Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit të Studimeve Politike, thotë për Zërin e Amerikës se SPAK-u ka qenë penalizues për opozitën, pavarësisht shifrave të larta në adresë të mazhorancës, por tani bëhet fjalë për nivelet e larta.

Fakti që SPAK-u e ngriti akuzën në nivele kaq të larta do të thotë që së pari ky është një institucion gjithnjë e më shumë i balancuar dhe i distancuar nga partitë politike dhe nuk sheh te objekti i vet agjenda politike, dhe së dyti, do të thotë që niveli i korrupsionit në bashkinë e Tiranës ka qenë në një nivel të tillë shqetësues sa të detyrohen për të marrë masa ekstreme”, tha zoti Krasniqi.

Politologu Ilir Kalemaj, pedagog në Universitetin e New York-ut në Tiranë, thotë për Zërin e Amerikës se arrestimi i zotit Veliaj ishte sekreti më i përhapur në kryeqytet, madje vet SPAK-u publikoi më herët akuzat që nga korrupsioni deri tek pastrimi i parave dhe fshehja e pasurisë, implikonin edhe bashkëshorten dhe vëllain e tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related