‘Nata e parë në qeli, pa gjumë në sy’, Veliaj nis sulmet ndaj SPAK-ut: Prokurori i çështjes, pe*vers dhe zvarranik

Data

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë një reagim të fortë nga qelia, duke e cilësuar akuzën ndaj tij si një skenar të fabrikuar nga prokurori i çështjes. Në një postim në Facebook, Veliaj rrëfen natën e tij të parë në paraburgim dhe sulmon ashpër ata që, sipas tij, po e paraqesin si një figurë të korruptuar.

“Historia që po më tregon si një kriminel të korruptuar, i cili ka fshehur pasuri dhe pastruar para bashkë me të shoqen, është e sajuar nga një individ pervers, prokurori i çështjes tonë.”

Veliaj pretendon se një nga akuzat kryesore, sipas së cilës bashkëshortja e tij ka shpenzuar mbi 500 mijë euro për fustane dhe bizhuteri, është e pavërtetë dhe një manipulim i qëllimshëm. Ai thekson se shpenzimet e saj janë bërë për aktivitetet e një fondacioni kulturor dhe janë disa herë më të vogla se shuma e pretenduar nga prokuroria.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related