‘Veliaj lehtësoi leje ndërtimi për biznesmenë,lekët shkonin te kompanitë e Xoxës’, Lala zbulon detaje nga dosja në SPAK

Data

Arrestimi i Erion Veliajt ka shkaktuar tronditje të madhe në skenën politike shqiptare, veçanërisht duke qenë se ai shihej si një nga figurat kryesore të Partisë Socialiste dhe një kandidat i mundshëm për të pasuar Edi Ramën.

Detajet e zbuluara nga gazetarja Klodiana Lala tregojnë një hetim të thelluar që ka përfshirë një rrjet të gjerë biznesmenësh dhe bashkëpunëtorësh të tij.

Sipas SPAK, Veliaj ka lehtësuar dhënien e lejeve të ndërtimit për biznesmenë, të cilët më pas kanë transferuar shuma të mëdha parash në kompanitë e Ajola Xoxës. Përveç kësaj, janë zbuluar shpenzime luksi që kapin shifra marramendëse, me rreth 860 mijë euro të shpenzuara vetëm për blerje online.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related