Takimi me drejtuesit e “Forza Italia”, Berisha: I informuan për zhvillimet në Shqipëri, morëm mbështetjen e plotë

Data

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë qëndrimit në Itali këtë fundjavë, zhvilloi një takim me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Forza Italia, Paolo Barelli, Presidentin e Senatorëve, Maurizio Gasparri, si dhe deputetët e kësaj partie, Alessandro Battilocchio dhe Erica Mazzetti. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thotë se në takim u diskutua, bashkëpunimi i ngushtë dhe miqësor shumëvjeçar midis dy forcave politike dhe dy vendeve tona, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi. Gjithashtu Berisha theksoi se informuan miqtë italianë për zhvillimet më të fundit në Shqipëri, teksa morën mbështetjen e tyre të plotë ndaj Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare.

“Takim i përzemërt me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Forza Italia, Paolo Barelli, Presidentin e Senatorëve, Maurizio Gasparri, si dhe deputetët e kësaj partie, Alessandro Battilocchio dhe Erica Mazzetti. Gjatë këtij takimi diskutuam gjerësisht për bashkëpunimin e ngushtë dhe miqësor shumëvjeçar midis dy forcave tona politike dhe dy vendeve tona, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi. Gjithashtu, i informuam miqtë tanë për zhvillimet më të fundit në Shqipëri. Miqtë na siguruan për mbështetjen e tyre të plotë ndaj Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare. Takimi ishte i hapur dhe miqësor”, shkroi Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related