Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është marrë nga zyra e tij dhe është dërguar në stacionin e Policisë së kryeqytetit të hënën, thanë burimet për Radion Evropa e Lirë.
As Policia e as Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) ende nuk kanë njoftuar rreth kësaj çështjeje, që besohet se ka të bëjë me korrupsion.
Sipas burimeve, Gjykata e Posaçme ka urdhëruar që Veliaj të dërgohet në paraburgim, ndërsa bashkëshortja e tij të mbahet në arrest shtëpiak.
