Debati për zgjedhjen e drejtorit të ri RTSH/ PS-PD bien dakord, nisin procedurat për shkarkimin e Këshillit Drejtues

Data

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike në Komisionin e Medias kanë rënë dakord që të nisin procedurat për shkarkimin e 9 anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH.

“Që nga sot nisin procedurat për shkarkimin e 9 anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH, ku 8 janë anëtarë dhe 1 është kryetari i Këshillit Drejtues. Propozoj që nesër të bëjmë dëgjesa me 9 anëtarët, secili me kohën e vet, duke parashikuar një kohë prej 20 minutash për secilin për të mbaruar dëgjesat”, tha kryetarja e Komisionit, Ina Zhupa.

Më herët, kryetarja e Komisionit, Ina Zhupa në emër të kryesisë së Kuvendit theksoi se nuk janë zbatuar në vite rekomandimet e Kuvendit. Sipas saj, anëtarët e Këshillit drejtues të RTSH ishin të painformuar, por nuk i shpëton mosdija nga shkelja e ligjit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related