Braçe për protestën për opozitën: Bllokimi i rrugëve është si t’i marrësh frymën Tiranës

Data

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka komentuar protestën e opozitës para Kryeministrisë, duke e cilësuar bllokimin e rrugëve si një “torturë për Tiranën”.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe tha se bllokimi i bulevardit dhe rrugëve kryesore të qytetit është njësoj si të kapësh Tiranën për hunde, duke i marrë frymën qytetit dhe duke krijuar vështirësi për qytetarët, për disa protesta që ai i konsideron të padrejta.

‘Tortura ndaj Tiranës vijon! Të bllokosh një segment te bulevardit nga kthesa e Presidencës tek Ura e Madhe e Dajti prej orës 8.00 të mëngjesit, të bllokosh gjithë bulevardin nga Sheshi Nënë Tereza në Sheshin Skënderbej dhe pastaj te bllokosh kalimin në Unazë nga Rruga e Elbasanit e deri tek ura e Drejtorisë së policisë është t’a kapësh Tiranën për hunde, ti marrësh frymën dhe këtë t’a bësh për kaq pak njerëz që patjetër gëzojnë lirinë, të drejtën e privilegjin të kapin për fyti Tiranën për asgjë, kot, është e padrejtë’, shkruan ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related