3 efektivët e lënduar gjatë protestës, vizitohen në spital nga drejtori i Policisë së Tiranës

Data

Gjatë protestës së thirrur nga Partia Demokratike, mbajtur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë nuk kanë munguar as incidentet, të cilat çuan në lëndimin e tre punonjësve të Policisë së Shtetit.

Drejtori i DVP Tiranë, Elton Alushi, dhe Zëvendësdrejtori i Rendit kanë vizituar të lënduarit në spital dhe kanë siguruar se ata do të marrin çdo ndihmë të nevojshme nga stafi mjekësor.

Incidenti ndodhi pasi demonstruesit hodhën lëndë piroteknike drejt policisë që ishte e vendosur për sigurinë para selisë së Kryeministrisë sipas njoftimit të policisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related