Sanksionet ndaj Gjykatës së Hagës, vendet në mbarë botën dënojnë lëvizjen e Trump, ja shtetet e vetme që e mbështesin

Data

Dhjetra vende shprehën “mbështetje të palëkundur” për Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC), një ditë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump vendosi sanksione kundër stafit të gjykatës. “Ne riafirmojmë mbështetjen tonë të vazhdueshme dhe të palëkundur për pavarësinë, paanshmërinë dhe integritetin e ICC,” tha grupi prej gati 80 shtetesh në një deklaratë të përbashkët. “Gjykata shërben si një shtyllë kyçe e sistemit ndërkombëtar të drejtësisë duke garantuar drejtësi për viktimat dhe llogaridhënie për krimet më të rënda ndërkombëtare.” Shtatëdhjetë e nëntë nënshkruesit janë vende nga e gjithë bota, që përfaqësojnë rreth dy të tretat e 125 shteteve anëtare të gjykatës së përhershme për ndjekjen penale të krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit, gjenocidit dhe krimeve të agresionit. “Masat e tilla përfshijnë rrezikun e mosndëshkimit për krimet më të rënda dhe kërcënojnë të minojnë sundimin ndërkombëtar të ligjit, i cili është thelbësor për promovimin e rendit dhe sigurisë në botë,” shton teksti, i iniciuar nga Sllovenia, Luksemburgu, Meksika, Sierra Leone dhe Vanuatu dhe iu bashkua Mbretëria e Bashkuar, Afrika e Jugut, palestinezët, Franca, Kija, Gjermania, Panamaja.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related