Tërmetet në Santorini/ IGJEUM: Nuk ndikojnë në Shqipëri, por gjithë rajoni ka aktivitet sizmik

Data

Tërmetet që prej më shumë se një jave  po godasin  Santorinin në Greqi nuk  kanë  ndikim të drejtpërdrejt  në territorin shqiptar.  Shpjegimi vjen nga sizmiologu Edmond Dushi nga Instituti i Gjeoshkencave i cili thotë se i gjithë rajoni është vazhdimisht  aktiv  me  kulmet e tij  si pasojë  e pllakave tektonikë që ndërthuren me njëra –tjetrën.

“Nuk është se tërmetet e Santorinit na impaktojnë ne në territorin shqiptar. Jo për shkak të distancës, por dhe natyrës që ata kanë. Por natyrisht i gjithë rajoni është aktiv dhe territori i Shqipërisë është aktiv vazhdimisht. Ka një intensitet mikrotërmetesh. Dhe kjo na bën të mendojmë se i gjithë rajoni është në një lëvizje tektonike. Si aktiviteti në territorin e Shqipërisë dhe ai në Santorini është pasojë e kësaj lëvizje dhe jo ndikim I drejtpërdrejtë nga njëri tjetri. 

Kemi një numër pllakash tektonike në këtë rajon që  ndërthuren me njëra -tjetrën. Konkretisht flasim për pllakën Afrikane në harkun e Egjeut, një hark ishullor vullkanik është dukuri e shprehur nën futja e saj në pllakën Euroaziaktike dhe këtu bëhet fjalë për aktivitetin në Santorini. Sa i përket aktivitetit në territorin e tjera përfshirë Shqipërinë që ka akumulim normal dhe mikropllaka e Adrias është e lidhur ngushtë më lëvizjen e pllakës Afrikane dhe lëvizjeve të tjera qe ndodhin”.

Ndryshe nga sa po  ndodh në ishullin në Egje   përfshirë nga  një grup tërmetesh me  magnitudë mbi mesataren specialistët thonë se Shqipëria është  në kushtet e një  aktiviteti sizmik  normal.  Lëkundje toke që mund të ndjehen pak  pranë qendrës së goditjes  më të shprehura  janë në veri të vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related