Nga ‘Sulltanati Surrelit’ tek ‘Dinastia e Kamzës’, ironia e gazetarit: Ja reforma e re territoriale

Data

Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar sërish nismën e kryeministrit Edi Rama për krijimin e një shteti brenda shteti të Bektashinjve, teksa ka bërë publike edhe ‘Reforma e re territoriale’.

Përmes një statusi në Facebook, Dervishi ka renditur edhe 15 ndarjet e reja administrative të reformës së re.

Në përbërje të kësaj reforme të prezantuar nga gazetari Dervishi, me ironinë e tij therëse nuk kishte si të mos mungonte Sulltanati i Surrelit, duke iu referuar shtëpisë së kreut të qeverisë.

Statusi:

Reforma e re territoriale

  1. Shteti Sovran i Bektashinjve
  2. Republika e Korçës
  3. Bajraku i Mirdites
  4. Kalifati i Peqinit
  5. Emirati i Kavajes
  6. Dukati i Madh i Elbasanit
  7. Emiratet e Bashkuara të Laberisë
  8. Dinastia e Kamzës
  9. Pashallëku i Kurveleshit
  10. Principata e Libofshës
  11. Krahina autonome e Librazhdit
  12. Shtetet e Bashkuara të Tropojës
  13. Konfederata e Myzeqesë
  14. LartMbreteria e Matit, qendra Burgajet
  15. Vlora, në adminstrim ndërkombëtar
  16. Shëngjini, statusi i San Marinos
  17. Federata e Vorio -Epirit
  18. Republika Popullore e Kuçovës
  19. Sulltanati Surrelit

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related