Arratisja e Daut Lazes/ Artan Hoxha: Rrezikshmëri për qytetarët, problemi nis me mbylljen e burgut të…

Data

Pak ditë më parë një i dënuar për dhunë në familje dhe që kurohej për probleme të shëndetit mendor, Daut Laze, është arratisur nga burgu i Shënkollit dhe ende nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me këtë ngjarje, gazetari Artan Hoxha u shpreh se Laze përbën rrezikshmëri për jetën e qytetarëve, ndërsa thekson se personeli i Shënkollit nuk është i trajnuar për të sëmurët mendorë.

Sipas tij gjithë problematika ka nisur me mbylljen e burgut të Zaharisë dhe sot mungon një institucion që të zbatohen vendimet e gjykatave shqiptare për të dënuarit me probleme të shëndetit mendorë. Sot është dita e katërt nga momenti që ka ndodhur arratisja. Së pari ajo është raportuar me vonesë, pra ai ka pasur kohë të largohet qoftë dhe në këmbë nga zona

Edhe pse është organizuar një operacion i madh kërkimi, policia ka njoftuar se paraqet rrezik të madh, qytetarët në fakt duhet të kenë kujdes sepse kemi të bëjmë me një person që kurohej për një sëmundje të rëndë psikike, që është në presion dhe tensionin e policisë dhe nga ana tjetër përbën rrezikshmëri dhe pse nuk është i armatosur.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related