Protesta e 8 shkurtit dhe zgjedhjet e 11 majit, Berisha: Kjo do jetë protesta e fitores, opozita nuk ndalet më…

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp me gazetarët është ndalur dje edhe te protesta që pritet të mbahet më 8 Shkurt. Berisha e ka cilësuar protestës si protesta e fitores, ndërsa ka deklaruar se PD do të vazhdojë përpjekjet për qeveri teknike. Berisha shtoi se lidhur me protestën PD ka fituar shumë mbështetje dhe kjo gjë sipas tij, ka damkosur kryeministrin Rama. “Do të jetë një protestë e fitores. Do të jetë fryma e fitores, protesta e fitores. Nuk ka të ndalur tani opozita, nuk ndalet më gjer më 11 maj ditën e fitores. Quajeni si të duash, unë nuk kam term tjetër përveçse protesta e fitores. Kemi bërë punë shumë me të. Kemi fituar shumë mbështetje për të dhe Edi Rama është tashmë i damkosur si një njeri që grabit zgjedhjet. Ne vazhdojmë përpjekjet tona përsëri për qeveri teknike”, deklaroi ai.

Ndërkohë në konferencë për shtyp, kryetari i opozitës, Sali Berisha, është shprehur se PD është e hapur për një koalicion me Partinë e Lirisë. “Ne jemi të hapur për koalicion me Partinë e Lirisë, negociatat vazhdojnë, por jemi të hapur për koalicion me PL-në dhe Ilir Metën. Kur bëhet koalicion, nuk ka diskutim që ndahen edhe ato vendet e sigurta. Kjo nënkupton atë që thoni ju, por si do jetë e sa do jetë, kjo është çështje negociatash. Sali Berisha vjen në pushtet me mbështetjen masive të shqiptarëve, natyrisht mbështetja ndërkombëtare siç është CDU është një faktor shumë i rëndësishëm në bashkëpunimin e ardhshëm të saj me qeverinë, por dhe në opozitë kemi pasur bashkëpunim. Unë e bazoj fitoren tek vota e shqiptare dhe unë  e kam paralajmëruar me kohë fitoren, e shoh kudo. Edi Rama është në shuarje. Vini re fushatën e tyre, se si shkon dhe mbush një kriminele, merr nxënësit nga të katër anët e Shqipërisë Ogerta, korba e korrupsionit, merr nxënës nga të 4-anët dhe mbush pallatin e kongreseve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related