Primaret në Partinë Demokratike, Tabaku: Më vjen mirë që PD gjithmonë prodhon debate

Data

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku thotë se debati brenda partisë mbi zhvillimin e ‘primareve’ për të përzgjedhur kandidatët për deputet për zgjedhjet e 11 majit, i shërben forcimit të partisë.

Ajo shton se i takon kryesisë të marrë vendimet e përshtatshme për organizimin e primareve, por duke ruajtur një balancë mes konkurencës së ndershme dhe punës që gjithsecili bën në terren.

“Më vjen mirë që Partia Demokratike gjithmonë prodhon debate. Do të ishte keq nëse nuk do të prodhonte. Në fakt, ndryshe është kundërshtari që kemi një ushtri që nuk merret vesh se çfarë po ndodh. Unë nuk do ta quaja debat që ka krijuar konflikt, se në fakt mbas asaj që ka kaluar Partia Demokratike këto tre vitet e fundit, këto proçese më duket sikur e forcojnë. Unë jam për një konkurrencë, patjetër që jam për një konkurrencë, për sa kohë që ajo është e shëndetshme dhe për sa kohë që ajo shërben për të dhënë një frymë edhe tek njerëzit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related