Kreu i PD-së, Sali Berisha ka konfirmuar se do të kandidojë përballë Edi Ramës për postin e Kryeministrit në zgjedhjet e 11 Majit.
“Ajo vetëkuptohet. Është afërmendësh, nuk ka diskutim”, deklaroi Berisha në një konferencë për mediat
Kryedemokrati shtoi se nëse fiton zgjedhjet do të haper një votim për Kryeministër dhe kush të dojë ta sfidojë Sali Berishën. I pyetur a do tërhiqet nëse ia kërkojnë ambasadorët e SHBA dhe Britanisë, Berisha u shpreh se nuk do ta bëjë.
