Rreziqet e keqpërdorimit të Inteligjencës Artificiale në zgjedhjet parlamentare

Data

Inteligjenca Artificiale është kthyer në kryefjalën e zhvillimeve teknologjike, të cilën gjithmonë e më shumë shtete dhe njerëz po e përdorin si një mjet të rëndësishëm për të lehtësuar, asistuar apo përshpejtuar procese administrative, analitike dhe edukative.

Edhe pse Shqipëria mbetet në hapat e saj të parë për sa i përket përdorimit të IA-së, një tendencë e shtuar vihet re lidhur me aplikacionet që gjenerojnë video, të cilat po përdoren për propagandë politike apo ideologjike.

Vetë kryeministri Rama e filloi urimin e Vitit të Ri me një video krah themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemalit, të mundësuar nga aplikacionet e Inteligjencës Artificiale (IA), video ku të dy shfaqen duke shëtitur nga Tirana në Vlorë.

Videoja u postua nga kryeministri në rrjetet e tij sociale më 1 janar me mbishkrimin: “Nga Ismail Beu dhe unë, me këmbë të mbarë 2025.”

Inteligjenca Artificiale është një teknologji që simulon inteligjencën njerëzore, duke u mundësuar pajisjeve të kryejnë disa veprime si të mësuarit, të arsyetuarit dhe zgjidhjen e problemeve, e përdorur kryesisht për detyra të automatizueshme. Gjithsesi, aplikacionet e IA-së, përveçse me risitë dhe potencialin e tyre, sjellin së bashku me to edhe rreziqet e veta.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related