“Ndikoi për arrestimin e Çapjave”/ Balla i përgjigjet Berishës: Të kallëzova për aferën e Partizanit, e pranoj…

Data

Ministri i Taulant Balla u përgjigjet për herë të parë akuzave të Sali Berishës lidhur me një përgjim të SkyECC, ku ai pretendon se një anëtar i banës së Suel Çelës i ka kërkuar arrestimin e Çapjave. Dhe sipas Berishës, Balla ndikoi të arrestoheshin Çapjat në mars të 2021, para zgjedhjeve.

Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, ministri Balla thotë se kjo është një baltë që Berisha hedh ndaj tij që prej vitit 2005 me lloj lloj sajimesh. Por Balla, thotë se në 20 vite politikë është përpjekur të vendosë standardin që kur akuzon kundërshtarët politikë të paraqesë prova e fakte, e për këtë përmend edhe kallëzimin për aferën e privatizimit të ish-klubit Partizani, për të cilën Berisha dhe dhëndri janë marrë të pandehur.

“Berisha më ka akuzuar nga 2005, ku isha 27 vjeç me lloj lloj sajimesh, ka një diferencë në politikë. Jam përpjekur të vendos një standard, u bënë 20 vite në Kuvend, për të gjitha akuzat që kam pasur ndaj kundërshtarëve jam munduar ti shoqëroj me prova dhe ti dërgoj në Prokurori. Berisha është akuzuar prej meje për privatizimin e kompleksit Partizani. Një meritë të veçantë ka dhe ky televizion që ka zbardhur ditë pas dite muaj pas muaji vit pas vite elementë të bazuar në atë dosje, prova e fakte.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related