Ja kush është gazetari që ka më shumë pushtet se e gjithë Kryesia e PD dhe si selia blu drejtohet nga zyra e…

Data

Media amerikane “Washington Examiner” i kushtoi së fundmi një artikull të gjatë ish-kryeministrit Sali Berisha duke publikuar të dhëna se si nëpërmjet prokurorëve të financuar, Xhorxh Soros u tentua burogosja e Sali Berishës për të favorizuar Edi Ramën. Por aktivistja Evi Kokalari, e cila jeton prej vitesh në SHBA pretendon se ky shkrim është i sponsorizuar nga vetë Sali Berisha. Në një reagim në rrjetin e saj social “Facebook” ajo shkruan se Berisha është duke e shtyrë veten në median amerikane si lideri konservator i Shqipërisë. “Duke patur parasysh që i vetmi element konservator pranë Berishës kam qenë unë, (nuk po e ekzagjeroj- mos më ngatërroni me pseudo-konservatorët që shesin pallavra në TV) e ndjej për detyrë të bëj një kundërshtim të artikullit të fundit që ai ka sponsorizuar në Washington Examiner”, shprehet Kokalari. Kujtojmë se ky nuk është shkrimi i vetëm kundër qeverisë i Washington Examiner. Shpesh herë akuza të artikuluara nga Berisha i gjen më vonë dokumentare në këtë media. Aty gjenden artikuj se si Olsi Rama po hetohet në Gjermani për trafik kokaine, apo dhe analiza se USAID po ndihmon diktatorët e korruptuar si Edi Rama.

Në një tjetër reagim, Kokalari ka demaskuar dhe opozitën. “Atyre që marrin mundimin të më shkruajnë privatisht se lufta jonë duhet të jetë me Ramën dhe jo me Berishën – ju them, më rrini larg. Kur unë u tërhoqa zvarre nga injorantë si Çim Peka dhe u lash mish për ujqërit, sepse klanit i duhet Këllçi për garën me Veliajn, ju mbyllët gojën dhe hodhët gurë ndaj meje. Kjo luftë për mua është personale, dhe Berisha s’do ta ngrejë kurrë kokën me ndihmën e Amerikës. Rama do të fitojë, sepse i mbylli gojën Berishës duke i dhënë ishullin e Sazanit Kushnerit, dhe ju, prape, mbyllët gojën bashkë me Berishën. Ju, që i mbani iso korrupsionit të opozitës, jeni llumi që s’e lini Shqipërinë të ngrejë kokën. Personalisht, unë vetëm kam ecur gjithnjë dhe vetëm do të vazhdoj. Kështu që, kur ju mbështesni korrupsionin e Berishës, unë do ta luftoj deri sa ai të japë shpirt. Sapo të mbaroj me të, do të nis me Edi Ramën. Në fund, ju kujtoj – ju do të jeni serish humbëtarët e atij vendi që mbizotëron nga pisllëku, korrupsioni dhe njerëzit pa karakter. Realistë, më rrini larg, se më trazoni stomakun”, shkruan ajo. Po ashtu Kokalari hodhi akuza të forta dhe për gazetarin Çim Peka. “Për ata që s’kuptojnë se Çim Peka ka më shumë pushtet se e gjithë kryesia e PD-së: Nëse nuk e keni kuptuar (por ju e dini mirë) që PD drejtohet nga zyra e Shkëlzenit, nuk keni si të kuptoni se Çim Peka bën punën më të madhe për të kur vjen fjala për drejtimin e PD-së. Në rregull, flini gjumë deri në 2029!!”, tha ajo.

Ja shkrimi i sponsorizuar në median amerikane sipas Kokalarit

“Washington Examiner” analizon sesi administrata e ish-presidentit, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës, amerikanët e preferuar të George Soros, dhe përndoqi politikisht deri në arrestim, liderin e njerëzve shqiptarë, Sali Berisha, me anë të prokurorëve të financuar nga miliarderi i ekstremit të largët, Soros. Autorja e shkrimit, Tiana Lowe Doescher e nis shkrimin duke vlerësuar se Sali Berisha i Shqipërisë është kampioni karizmatik i opozitës konservatore të vendit të tij kundër një elite më të plakur që mban pushtetin, ndërsa e krahason historinë e tij dhe jo vetëm me Presidentin e sapozgjedhur, Donald Trump! “Së fundmi, kur e takova 80-vjeçarin Berisha në selinë e Partisë Demokratike Shqiptare në Tiranë, ngjashmëritë me Trump-in ishin befasuese. Nuk është thjesht kravata e tij e gjerë, e kuqe dhe e shndritshme apo flokët e tij të çelët dhe të krehur që të kujtojnë presidentin amerikan. Është edhe energjia e tij e pashteruar dhe obsesioni i tij për të kërkuar drejtësi, ose hakmarrje, ndaj armiqve të tij. Berisha ka qenë në arrest shtëpie për gati një vit, në apartamentin e tij të vogël. Për 256 ditë, ai nuk u akuzua për asnjë krim. Sipas tij, ishte qeveria amerikane nën Biden-in dhe ish-sekretarin e Shtetit Antony Blinken që e futën në këtë telash”, thuhet në analizë.

Detajet

Artikulli sjell në vëmendje edhe faktin sesi me 31 janar 2019, kryeministri shqiptar Edi Rama e pyeti Berishën, i cili ishte paraardhësi i tij, nëse do të ishte i mirëpritur në SHBA. “I thashë, ‘Po, mund të udhëtoj”, tha Berisha. Rama iu përgjigj se Berisha nuk mund të shkonte në Amerikë sepse ishte nën sanksione për komplot kundër politikës së jashtme të SHBA-së. Kjo nuk ishte e vërtetë. Ai nuk ishte sanksionuar dhe nuk kishte komplotuar kundër politikës së jashtme të SHBA-së. Por dy vjet më vonë, me 19 maj 2021, Blinken i vendosi Berishës një nga dënimet më të rënda që mund të japë një sekretar shteti: shpalljen “non grata”. Blinken tha se Berisha, si kryeministër, ishte “përfshirë në akte korrupsioni, si keqpërdorimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike. Nëntë ditë më vonë, Yuri Kim, ambasadorja e Biden-it në Shqipëri, u takua dhe bisedoi me zyrtarë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ose SPAK. Berisha akuzoi Kim-in se kishte shtyrë sistemin gjyqësor shqiptar të përdorte drejtësinë si mjet kundër tij, një akt tronditës i ndërhyrjes së huaj në zgjedhje, të cilin Kim vetë e pranoi. Disa ditë para përfundimit të mandatit të saj në vitin 2023, Kim u takua me Altin Dumanin, kreun e SPAK-ut, dhe fushata e presionit amerikan pati sukses në vendosjen e Berishës në arrest shtëpie. Në letër, Berisha po ndiqet penalisht për 400 metra katrorë tokë. Ky territor i vogël ka qenë objekt mosmarrëveshjeje që nga vitet 1940, kur imperialistët italianë nën Musolinin nisën të grabisnin tokat shqiptare. SPAK thotë se personi që e mori në zotërim këtë tokë në vitin 2008 ishte Jamarbër Malltezi, dhëndri i Berishës. Si Berisha, ashtu edhe Malltezi u akuzuan për korrupsion pasiv kriminal 16 vjet më vonë. John Schindler, një ish-analist i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) i specializuar në Ballkan, tha se kjo ndjekje penale është një luftë juridike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related