Donald Trump urdhëron krijimin e fondit sovran të pasurisë amerikane! Presidenti i SHBA-ve hedh në tryezë mundësinë për të blerë aplikacionin ‘TikTok’

Data

Presidenti i SHBA Donald Trump nënshkroi sot një urdhër ekzekutiv, përmes të cilit urdhëron Departamentin e Thesarit dhe Tregtisë amerikane të krijojë një fond sovran të pasurisë.

Sipas burimeve të Reuters, Trump hodhi në tryezë mundësinë që SHBA të blejë nga Kina platformën e rrjeteve sociale blejë TikTok.

“Ne do ta përballojmë këtë gjë brenda 12 muajve të ardhshëm. Ne do të fitojmë para nga ana e aseteve të bilancit të SHBA për popullin amerikan,” u tha gazetarëve Sekretari i Thesarit Scott Bessent.

Sipas mediave të huaja, Trump ka thënë se fondi sovran amerikan mund të përdoret gjithashtu për të blerë platformën e mediave sociale TikTok.

Që prej rikthimit në Shtëpinë e Bardhë për mandatin e tij të dytë si president i SHBA, Trump ka lëshuar një ‘stuhi’ urdhrash ekzekutivë për një gamë të gjerë çështjesh,  duke nisur nga tarifat tregtare deri te njohja e vetëm dy gjinive, mashkull dhe femër.

Kujtojmë se vetëm 12 orë pas mbylljes së TikTok në Shtetet e Bashkuara nga administrata e ish-presidentit  Biden, Trump sapo u emëruar president i vendit riktheu aplikacionin  për shumë përdorues, thuajse sikur të mos ishte bllokuar kurrë.

Kjo lëvizje erdhi sapo Donald Trump u betua zyrtarisht si president i SHBA-ve më 20 janar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related