Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka folur rreth protestës që do të mbahet me 8 shkurt nga opozita. Zhupa nënvizoi që kjo protestë do të mbahet vetëm para Kryeminsitrisë dhe nuk do të jetë si herët e tjera.
“Protesta e ka themelin te masiviteti, do të ketë njerëz nga e gjithë Shqipëria që do të vijnë në Tiranë! nuk është si e radhës së shkuar për të dalë në disa pika, por do të bëhet para Kryeministrisë dhe ky është një ndryshim nga tre protestat e shkuara.
Për mënyrën formën dhe kohëzgjatjen që do të ketë, nuk duam t’i zbulojmë. Pika jonë e fortë është masiviteti dhe kërkesat e drejta për të cilën thërritet protesta”, tha Zhupa.
