Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, ka rrëfyer në ‘një studio televizive detaje nga takimi i sotëm që sëbashku me nënkryetarin e PD, Oerd Bylykbashin, zhvilluan me kryeprokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela dhe zyrtarë të tjerë të kësaj Prokurorie.
Kaso tha se arsyeja e këtij takimi ka qenë me qëllim që të diskutonin për marrjen e masave nga ana e Prokurorive të rretheve, për krimet zgjedhore
Kjo pasi sipas Kasos, vetëm një pjesë e vogël e krimeve zgjedhore hetohen nga SPAK, ndërsa pjesa më e madhe, hetohen nga prokuroritë e rretheve dhe sipas tij, ato duhet të japin një mesazh të qartë për të gjithë qytetarët, se krimet zgjedhore do të dënohen.
