Vuçeviç zbulon prapaskenat e dorëheqjes, ja çfarë e shtyu kryeminisrin serb të merrte vendimin

Data

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Progresive Serbe (SNS), Millosh Vuçeviç, ka deklaruar se dorëheqja e tij si kryeministër nuk do të ndikojë në formimin e lëvizjes për popullin dhe shtetin, dhe përsëriti se SNS e mbështet lëvizjen dhe se SNS nuk e konsideron veten lokomotivë të lëvizjes. “Ne nuk jemi lokomotiva, ne jemi vagon në atë tren, kështu e kemi përcaktuar veten. Mendojmë se është mirë që të bashkohen njerëz që kanë pikëpamje të ngjashme politike për çështjen e politikës së brendshme dhe të jashtme të Serbisë. Dhe se kjo lëvizje duhet të përfshijë njerëz që mund të mos jenë anëtarë partie, ose të përkasin partive, lëvizjeve, shoqatave të tjera, ose janë thjesht individë që duan ta ruajnë Serbinë si një shtet të lirë dhe të pavarur”, tha Vuçeviç për televizionin Euronews.

Kur u pyet nëse ai njeh ndonjë person në deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për “njerëz të pushtetshëm vendas që nuk kujdesen për njerëzit” dhe “ministra që është e pamundur të dëgjosh dhe të shohësh”, Vuçeviç u përgjigj se ai njeh shumë. “Kam 15 vjet që jam marrë me partinë, që në fillim jam në parti. Dhe do ta them publikisht, SNS është partia më e mirë politike në Serbi. Përveç virtyteve, SNS ka edhe të metat e veta. Përveç njerëzve të mirë, ka edhe njerëz që nuk e meritojnë besimin. Dhe asnjëherë nuk e kemi fshehur dhe as nuk kemi folur për këtë me dyer të mbyllura… Sa i përket përgjegjësisë, jam dakord me këtë, kemi shumë ankesa nga niveli lokal”, tha Vuçeviç. Kryeministri serb dha dorëheqjen të martën në mëngjes mes protestave të vazhdueshme studentore pas shembjes të ndodhur në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related