Presionet e Fugës kthejnë në garë për drejtor 8 të skualifikuarit, ja kulisat dhe lufta për të emëruar Eni Vasilin…

Data

Liria e medias është kolona përcaktuese që një shtet të konsiderohet demokratik. Pikërisht kufizimi i lirisë së mediave ndan Rusinë, Turqinë, Kinën dhe vende të tjera nga bota perëndimore. Sot në Shqipëri ka një personazh i cili po tenton të thellojë hendekun mes Shqipërisë dhe Perëndimit, përmes goditjes së lirisë së mediave, të cilën e sheh si rrezikun më të madh për pushtetin e tij. Ai është Edi Rama. Planin e tij për të kapur mediat gjithë këto vite në pushtet, Rama ia ka besuar Endri Fugës. Shembulli më i qartë është Radio Televizioni Shqiptar, ku Partia Socialiste ka shkaktuar ndërhyrje të paprecedent ndaj një organi të pavarur me Kushtetutë siç janë RTSH dhe Këshilli Drejtues i tij.

Kulisat

PS futi në pazar edhe PD, të cilët kërkuan në mënyrë anti-ligjore pezullimin e garës për drejtor. Madje ata u kërcënuan se nëse Këshilli Drejtues i RTSH nuk ndërpret garën, janë gati që të vihen në lëvizje për shkarkimin e anëtarëve. Vetë Partia Socialiste, përmes nënkryetares së Komisionit, Evis Kushi u shpreh se do të ndërmarrin çdo hap që u garanton ligji për të garantuar garën e drejtë dhe transparente. Edhe anëtari socialist, Koçi u shpreh se Këshilli Drejtues ka qenë në shkelje pasi nuk mund të ndalojë kandidatët paraprakisht që të marrin pjesë në garë.

Dje u vendos se çfarë kërkoi Rama dhe Fuga. Në një mbledhje urgjente të zhvilluar nën drejtimin e nënkryetarit Gëzim Podgorica, me 9 vota pro u vendos të zhbëhet vendimi që skualifikoi nga gara 8 kandidatë dhe la në përballje vetëm 2 prej tyre, drejtuesen e komanduar Aurora Polon dhe Jetmir Shpuzën. E gjithë kjo luftë dyshohet se po bëhet që në krye të RTSH, Rama të vendosë të besuarën e tij Eni Vasili. Emri i saj doli papritur dhe kandidimi i saj sigurisht që ka ardhur nga sigurimi i mbështetjes politike për atë post.

Emërimi i Eni Vasilit në krye të RTSH-së duket si një lobim klientelist, i cili e shton edhe më tej krizën e drejtimit të RTSH, pasi gjatë katër viteve të fundit janë ndërruar tre drejtorë: Thoma Gëllçi, Enkel Joti dhe Alfred Peza. Kujtojmë se gjatë votimit më 27 janar u skualifikuan nga gara kandidatët Eni Vasili, Kliton Rama dhe Ermal Hoxha, duke thirrur në dëgjesë vetëm dy kandidatë; Jetmir Shpuzën dhe Aurora Polon, kjo e fundit drejtore e komanduar e RTSH-së pas dorëheqjes së Alfred Pezës. Emrat që kandiduan për postin e drejtorit të përgjithshëm në RTSH, që tashmë janë rikthyer në garë: 1. Harilla Koçi. 2. Jetmir Shpuza. 3. Enrik Mehmeti. 4. Floriana Paskali. 5. Eni Vasili. 6. Ermal Hoxha. 7. Aurora Polo. 8. Kliton Rama. 9. Flamur Buçрарај. 10. Laureta Roshi.

Procesi                     

Procesi i përzgjedhjes së drejtorit të ri nisi 6 muaj pasi dha dorëheqjen drejtori i mëparshëm i RTSH-së, Alfred Peza, zgjedhja e të cilit gjithashtu u kontestua për shkak të karrierës së tij të gjatë politike pranë Partisë Socialiste. Peza u përball me kritika për shkarkime masive nga puna të gazetarëve dhe punonjësve të këtij institucioni gjatë një viti që mbajti detyrën. Transmetuesi publik është në teori një institucion politikisht i pavarur, por bordi drejtues zgjidhet nga parlamenti me një formulë ku dy partitë kryesore përzgjedhin kandidatët e tyre të preferuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related