Në Kuvendin e Shqipërisë zhvillohet mesditën e sotme seanca plenare, ku pritet të diskutohen dhe votohen disa projektligje e projektvendime. Sipas rendit të ditës, seanca do të nis me diskutimet mbi projekligjeT, mes të cilëve është edhe projektligji: “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”. Gjithashtu, pjesë e diskutimeve është edhe projektligji për investimet e strategjike dhe ngritja e një komisioni hetimor të ri.
Sipas pikës 12 të rendit të ditës, në Kuvend do diskutohet “Projektvendimi “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë në procedurat e (i) miratimit të projektit “Marina & Jahtet e Durrësit”; (ii) shitjes së koncesionit të menaxhimit të portit kompanisë Schapha d. o. o.; dhe (iii) ndërtimit të portit të ri në Porto Romano””, parashikohet
