Altin Dumani i merr vetë “frerët” në dorë, drejton Task Forcën kundër krimit zgjedhor, çfarë përmban plani i masave…

Data

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka miratuar një plan masash në kuadër të hetimit dhe parandalimit të krimeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Përmes një njoftimi për mediat, SPAK bën me dije se do të ngrihet një Task Forcë, e përbërë nga një strukturë qendrore dhe grupe hetimore në terren që do të kryejnë veprime hetimore gjatë periudhës zgjedhore, e cila Prokuroria e Posaçme do të krijojë një Task Forcë, e cila do të drejtohet nga kreu i SPAK Altin Dumani.

Grupet hetimore në terren do të kenë në përbërje prokurorë, hetues të BKH-së, hetues financiarë dhe staf administrativ mbështetës. Ka qenë vetë kreu i institucionit, Altin Dumani, i cili ka firmosur këtë plan masash dhe strategji prej 24 Janarit. “Këto masa janë lëshuar me Urdhër të Drejtuesit të Prokurorisë, më 24.01.2025, bazuar në legjislacionin penal dhe procedural në fuqi, si dhe në zbatim të “Strategjisë së Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Zgjedhor gjatë Zgjedhjeve për Kuvendin 2025”, të këtij institucioni”, njoftoi dje SPAK.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related