Ahmetaj bëhet “pentito” i drejtsisë për të groposur Ramën, paralajmëron se do dëshmojë për rolin e kryeministrit në…

Data

Një tjetër kapitull shpërthyes e madje tronditës duket se ka nisur të shkruhet në politikën shqiptare, teksa ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka vendosur të hedhë në publik një sërë akuzash të rënda që pritet të shkundin themelet e qeverisjes së Edi Ramës. Në një intervistë për “Syri TV”, Ahmetaj ka pohuar se është gati të bëhet “pentito” (dëshmitar kyç për drejtësinë), duke zbuluar detaje tronditëse për kanabizimin e Shqipërisë dhe rolin që, sipas tij, ka pasur vetë kryeministri në këtë skandal. Ahmetaj përmend një takim të Këshillit të Ministrave në Durrës, ku sipas tij, Edi Rama ka propozuar një plan të mirëdetajuar për mbjelljen dhe shpërndarjen e kanabisit në vend, një plan që u kundërshtua nga 5 ministra, përfshirë atë vetë

“Unë kam qenë ndër më të zëshmit kundër këtij plani kriminal”, tha Ahmetaj, duke përmendur emrat e Damian Gjiknurit, Ditmir Bushatit, Erion Veliajt dhe Saimir Tahirit si ata që gjithashtu e kundërshtuan. Megjithatë, thekson ai, Rama nuk pranoi asnjë kritikë, duke e shtyrë përpara këtë projekt të errët që, sipas Ahmetajt, shndërroi Shqipërinë në një Kolumbi të vogël në Ballkan. Në një tjetër deklaratë bombastike, Ahmetaj akuzoi Ramën se mbylli Lazaratin vetëm për ta përhapur kanabisin në të gjithë territorin e vendit, duke krijuar, siç thotë ai, një rrjet të pasur dhe të fuqishëm të krimit të organizuar. “Sot, askush nuk mund të fshehë faktin se grupe kriminale janë bërë jashtëzakonisht të fuqishme nën mbrojtjen e kryeministrit”, theksoi Ahmetaj, duke shtuar se është i gatshëm të dëshmojë në një gjykatë ndërkombëtare për këtë çështje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related