Ja çfarë duhet të dinë pensionistët që kanë punuar në ish-kooperativa për të mos mbetur më dyerve të gjykatave…

Data

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave hapi rrugën dje kalimit në seancë plenare të ndryshimeve ligjore të propozuara nga qeveria, për njohjen pa pengesa të periudhës së sigurimit për punonjësit e ish-ndërmarrjeve bujqësore. Kujtim Hoxha, ekspert pensionesh ka shpjeguar këto ndryshime ligjore. Hoxha tha se ligji është miratuar në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, ndërsa pritet të kalojë edhe në Kuvend, bashkë me ndryshimet e propozuara. Një problematikë tha eksperti është ajo për përcaktimin e moshës së të punësuarve në ish-kooperativa mbi 18 vjeç, ndërsa Kodi i Punës së kohës njihte të punësuar nga mosha 14-vjeç. “Javën e shkuar kaloi në komision projektligji për njohjen e viteve të punës para 1994 për ato raste kur ish-kooperativat bujqësore nuk kanë pasqyruar regjistrat e punës në regjistra dhe dokumente të tjera. Pas komisioneve, do kalojë në Kuvend për t’u votuar

Shkurton kohën e njerëzve që dergjeshin në dyert e gjykatave, kjo është një anë pozitive, redukton kostot e individit për të realizuar një shërbim në anë të tij. Pastaj për mënyrën se si është ndërtuar ligji dhe për kohën që vepron ligji për të njohur vitet e punës, pra mbi 18 vjeç, kjo duhet të pësojë ndryshime kur të shkojë në Kuvend, edhe pse e ka kaluar një fazë tashmë. Duhet të rregullohet diçka sepse vetë periudha që parashikohet për njohjen e vjetërsisë në punë vetëm në rrugë administrative nuk e zgjidh plotësisht këtë problem sepse parashikohet që vjetërsia e punës të njihet nga 18 vjet e lart, ndërsa në Kodin e Punës kohës njihte dhe vlerësonte se mund të punonin në ndërmarrjen shtetërore qytetarë që kishin mbushur moshën 15 vjeç, ndërsa në kooperativa bujqësore sipas nenin 48 të Kodit Civil parashikonte që mund të bëhej anëtar i kooperativës bujqësore kur kishte mbushur moshën 14 vjeç”, tha ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related