Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë dje një kthesë të papritur politike, teksa ka dalë në mbrojtje të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, që dikur e cilësonte kundërshtar, duke sulmuar egërsisht Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dhe duke intensifikuar retorikën e tij kundër qeverisë Rama. Zoti Berisha, në një deklaratë të zjarrtë, ka përshkruar Ahmetajn si një “shërbyes të jashtëzakonshëm” dhe ka ngritur alarmin për sigurinë e tij, duke pretenduar se jeta e tij është në rrezik. Në një përpjekje për të bindur opinionin publik, ai ka dalë dje në një konferencë për shtyp, nga ku ka komentuar intervistën e ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetaj për “Syri Tv”, ndërsa e ka përgëzuar atë për “zbulimin” e rolit të kryeministrit Edi Rama si kreu i një organizate kriminale, duke e përdorur këtë si armë për të intensifikuar akuzat ndaj qeverisë. Në këtë sfond, kreu i Partisë Demorkatike, Sali Berisha ka thirrur militantët e tij për një protestë më 8 shkurt, duke kërkuar mobilizim masiv kundër asaj që ai e quan një qeveri të kapur nga korrupsioni dhe krimi.
Sali Berisha merr në mbrojte Arben Ahmetajn dhe sulmon egërisht SPAK, kreu i PD thërret militantët në protestë më…
Data
