“Gojorja e rilindjes Romeo karaj sulmon Ahmetajn “Ahmetaj ra në kurth me 4 këmbët”, Kara i bindur për zbardhjen e dosjes:Rama dhe Berisha nuk kanë ndërmend të dorëzohen

Data

Në Prokurorinë e Posaçme është pyetur sot një prej vëllezërve të Hekuran Dedës, protestues i vrarë 21 janarin e vitit 2011 para Kryeministrisë.

Por a do të ketë zbardhje të shpejtë dosja e “21 Janarit”?

Juristi i njohur Romeo Kara është i bindur se hetimet do të kenë përparim.

Është bindje e plotë e të gjithë aktorëve brenda dhe jashtë vendit që kjo çështje nuk është hetuar dhe është penguar hetimi me të gjithë forcën e pushtetit të kohës. Për më tepër frymëzuesit, urdhëruesit e ekzekutuesit së bashku me pjesën e procesit të hetimit të munguar apo të prishur. Mendoj se do të kemi zhvillimet ë reja e do të shkohet drejt një zbardhjeje. Ai plaku matuf ka vrarë e ka prerë e do të vijë në pushtet. U shpërbë Shqipëria nëse shkon në dorën e tij prapë” thotë Kara i ftuar në një studio televizive.

Ka një përgjigje dhe ndaj akuzës së Berishës se Rama është përgjegjësi për 4 vrasjet e 21 janarit.

“Edhe këta (PD) kanë qëllluar me bomba molotov pa fund gjatë këtyre viteve, sa janë djegur dhe vetë por Rama vuri mënd nga çfarë i ndodhi dhe ndoqi një qasje tjetër. Të lëmë të shfryjnë dufin, por zotëria (Berisha) ka bërë vetë protestë brenda partisë së tij me hu kokës. E ka zakon, do ta marrë pushtetin me hu dhe e lë me gjak. Është hera e dytë. Dhe në 1997 për karrigen e tij është djegur Shqipëria” thotë ai.

Juristi thotë se si Berisha dhe Rama e duan pushtetin me çdo kusht.

Komenton dhe intervistën e Arben Ahmetajt mbrëmë në televizionin e familjes Berisha. Kara thotë se Ahmetaj duhet të bëhet i penduar të thotë të gjitha të vërtetat me qëllim që para drejtësisë të vihen të gjithë përgjegjësit

Ai ka thënë disa gjëra që dhe unë i kam ditur. Ai I provoi në krahun tjetër.Nëse ka person që e kam sulmuar atë (Ahmetaj) jam unë. Zotëria (Arben Ahmetaj) është kumbar i marrëveshjes për inceneratorët, por deri ku është bërë mirë apo keq duhet të ndahet. E kam ditur që nuk ka investigim të plotë për inceneratorin e Elbasanit. Me informacionet e mia ka kushtuar 24 mijë euro më shumë sesa kanë marrë paratë. Pra ata që kanë bërë inceneratorin e Elbasanit nuk kanë dalë me fitim. Ka qenë premtimi se nuk do të fitoni këtu, por në Tiranë, por ka dhe momente të tjera që nuk qëndrojnë. Por nëse është dënuar Lefter Koka, por këta të tjerët pse nuk dënohen? Nuk kam ndërmend të rri indiferentë. Inceneratorët do të vlejnë për të djegur plehrat e politikës

Ai duhet të plotësojë të vërtetën e tij e të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta. Jo! Ai është pjesë e kësaj zallamahie. Me këtë opozitë e pozitë është e kotë që marrim frymë. Duhet qeveri teknike” thotë Romeo Kara.

Kara thotë se SPAK duhet të vërë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit për aferën e inceneratorëve para zgjedhjeve.

Disa ia besoj se besoj motivin pse I thotë. Ka dhe ish ministra të tjerë pa përmendur. Që do të dalin. Këta mendojnë se i kanë fshehur, por kur po i marr vesh unë, mendo të tjerët. Ka shumë njerëz të intersuar që ti lëshojnë këto fjalë. Kot nuk mi kanë thënë mua. Unë do e bëj, dhe karshi Metës. SPAK të shohë të gjithë shkresat dhe provat e kohës së negociimit në këtë kontratë. Nuk është ai korrupsion që mendojnë këta. Ka të tjera gjëra. Të shkojnë tek ata që kanë marrë vendimet reale. Kjo punë vjen era mish dhie. E të zbardhet para zgjedhjeve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related