AKSHI si kopsht privat i kryeministrit? Ahmetaj bën akuza të forta: Janë grisur dy urdhër-arreste për…

Data

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka lëshuar akuza të forta ndaj Kryeministrit dhe institucioneve të lidhura me qeverinë, duke e quajtur AKSHI-n (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit) një “kopsht privat” në shërbim të interesave familjare dhe korruptive.

Sipas Ahmetajt, AKSHI është shndërruar në një strukturë ku individë të lidhur ngushtë me familjen e kryeministrit veprojnë pa asnjë kontroll, duke përfituar në mënyrë të paligjshme. Ai gjithashtu ngriti pyetje të forta për gazetarët investigativë, duke i ftuar ata të zbulojnë më shumë mbi aktivitetet e AKSHI-t dhe kostot e dyshimta të projekteve të lidhura me laboratorët dhe doganat.

“AKSHI është kopshti privat i kryeministrit. Ku njerëz të lidhur me familjen e tij bëjnë çfarë ju do qejfi. Dhe është dhjetëfishi te laboratorët,” deklaroi Ahmetaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related