Berisha: Ahmetaj ekspozoi luksin e shfrenuar të Ramës! Pi një shishe vere 33 mijë euroshe

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar “zbërthimin” e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj i cili mbrëmjen e djeshme hodhi akuza të forta për qeverinë socialiste dhe kryeministrin Edi Rama.

Berisha u shpreh se Ahmetaj në autopsinë e tij ndaj regjimit informoi shqiptarët se vetëm me dherat që i paguajnë Edi Ramës dhe Erion Veliajt kompanitë e ndërtimit kanë fituar mbi 70 milionë euro.

Ai shtoi se Ahmetaj e quan AKSHI-n kopshtin privat të Edi Ramës, ku ai vjedh, ku baxhanaku i tij fiton me dhjetëra tendera, importon kompjutera të çmime të dhjetëfishta duke nxjerrë dokumente para jush qytetarë nga tatimet.

Berisha tha se Rama ka marrë dhjetëra milionë për sigurimin e mjeteve dhe së fundmi mori edhe SPAK-un e partisë për sibersigurinë. Kreu i PD-së shtoi se Ahmetaj ekspozoi luksin e shfrenuar të Ramës ndërsa pi një shishe vere 33 mijë euroshe.

“Arben Ahmetaj në autopsinë e tij ndaj regjimit, ndaj Edi Ramës, kreut të organizatës kriminale, informoi shqiptarët se vetëm me dherat që i paguajnë Edi Ramës dhe Erion Veliajt kompanitë e ndërtimit, të detyruara t’i depozitojnë aty ku do Edi Rama, këta të dy hajdutë kanë fituar mbi 70 milionë euro.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related