Partia Demokratike e quan “skandal” të Gjykatës së Lartë për rastin e Ervin Salianjit.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ka zhvilluar ditën e sotme një deklaratë për mediat ndërsa ka folur në lidhje me ndryshimin e trupës gjykuese të Gjykatës së Lartë që shqyrton dosjen e ish- deputetit të PD-së, Ervin Salianji.
Garo gjatë fjalës së saj u shpreh se reagimi i djeshëm i Gjykatës së Lartë ishte po aq flagrant sa edhe shkelja proceduriale me qëllim politike. Ajo shtoi se ai reagim ishte sa për të thënë dhe se nuk thoshte asgjë. Sipas saj në snjë rresht të komunikatës, as nuk cekej thelbi i arsyes, apo mosarsyes, se pse institucioni më i lartë gjyqësor në Republikë hedh një short të dytë kur ka hedhur ndërkohë një short të parë.
Garo theksoi se Gjykata përdorte dje shprehje si ‘standard’, ‘integritet’ apo ‘rregulla’, ndërkohë që me vetë aktin e saj nuk respekton asnjë prej tyre, madje i shpërfill ato. Ajo tha se “integriteti” i Gjykatës së Lartë është t’i tregojë publikut se, si u bë shorti i parë dhe, po ashtu se përse lindi nevoja për një short të dytë nëse kishte një ekzistues elektronik.
