‘Votim i pavlefshëm në zgjedhjen e drejtorit të RTSH-së’, jursitët tregojnë 3 shkelje të Këshillit Drejtues

Data

Procesi i zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) nga Këshilli Drejtues është shoqëruar me shkelje ligjore dhe procedurale që ngritën dyshime mbi vlefshmërinë e votimit.

Anëtarët e Këshillit kryen votimin pa diskutuar kriteret e kandidatëve dhe pa verifikuar detajet e CV-ve dhe kompetencat e tyre, në kundërshtim me ligjin për mediat audiovizive dhe statutin e RTSH-së.

Juristët e kanë vlerësuar këtë si një dëm për procesin, pasi mund të rrisë mundësinë e zgjedhjes së një kandidati pa përvojën e nevojshme. Po ashtu, votimi është konsideruar i paligjshëm për shkak të pjesëmarrjes online të një anëtari të Këshillit, i cili ndodhej jashtë shtetit. Ky votim ka shkelur parimin e fshehtësisë, pasi ka zbuluar preferencën e anëtarit, gjë që e bën të pavlefshëm procesin, sipas ekspertëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related