Tirana, sa vjen e rritet me ndertesa të larta dhe fasada të bukura, po a janë të sigurta?
Në shtator të vitit 2023, një pallat 10 katësh i përfunduar së ndërtuari, në zonën e njohur si ish -parku i autobuzavë në një prej zonave më të populluara të kryeqytetit u dogj në pak sekonda. Edhe pse shkaku ishte një lidhje elektrike, ajo që doli në pah, ishte problematika e materialeve të ndërtimit të cilat përdoren që fasadat të jenë të paraqitshme apo që mund të izolojnë zhurmën. Këto materiale ekspozojnë ndërtesën në rast zjarri, shpejtësia e perhapjes së tij është e menjëhershme duke u kthyer në një problem shumë serioz.
A.N është banore e pallatit të djegur dhe e kujton çdo ditë, ditën që pa shtëpinë e saj të përpirë nga flakët:
Çdo gjë ndodhi shumë shpejt, zjarri u përhap në gjithë pallatin, tymi dhe flakët ishin të mëdha.
Sipas Konsulentit teknik pranë “Knauf lnsulation Shqipëri”, fasada përshpejtoi flakët:
Në këto fasada, shkëndija më e vogël e zjarrit, ndihmohet nga vetë sistemi, që në rast përdorimi materialesh jo te duhura, si rasti i objektit tek ish-Parku i Autobuzëve, vetë fasada nga ndezja e termoizoluesit, (Poliuretani (PU) i ngurtë, i përdorur si termoizolues, nuk janë të përshtatshme të përdoren në fasada sidomos në ato të ventiluara. Ky incident mund të ishte parandaluar shumë lehtë, nëse do të kishte pasur në Shqipëri ligje për përdorimin e materialeve jo të ndezshme në objekte, dhe këto ligje do të ishin zbatuar nga kompania përkatese.
Instituti i ndërtimit në ekspertizën që nxorrën pas kontrolleve, deklaruan se temperature arriti mbi 700 gradë, duke dëmtuar jo vetëm fasadën por edhe strukturën. Shkaku i një nxehtësie kaq të lartë ishte materiali i fasadës.
