Vota e diasporës/ Berisha thirrje emigrantëve të bëhen gati për protesta: Duan t’i pengojnë, janë të tmerruar sepse…

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i bëri thirrje emigrantëve shqiptarë që të reagojnë dhe të bëhen gati për protesta para ambasadave të vendeve ku jetojnë, pasi PS nuk lejon që shqiptarët që u ka skaduar pasaporta shqiptare të votojnë.

Në mbledhjen me drejtuesit e qarkut Tiranë, Berisha tha se Rama do të pengojë votën e diasporës, pasi sipas tij ka kuptuar se emigrantët nuk do ta votojnë.

Për këtë arsye sipas Berishës, Rama nuk lejon që emigrantët të votojnë me pasaportat europiane

Sali Berisha: Secili nga ju të bej listën e emigrantëve që ai njeh. Vota e diasporës është historike, janë të tmerruar. Tani kërkojnë të votojnë vetëm ata që u ka ngel në xhep dokumentat shqiptare. A ka kërkesë më absurd se kjo.

Dokumentet biometrike të Gjermanisë, Francës SHBA kërkojnë të mos i njohin në një kohë që i njeh e gjithë Europa, këta thonë nuk mund të votojnë me këto. Emigrantët të bëhen gati për protesta më të fuqishme para ambasadave të narkoshtetit në të gjitha vendet e botës sepse kjo është përpjekje për të penguar votimin e tyre nga frika e tmerrshme se kanë kuptuar se diaspora nuk ka vota për narkoshtetin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related