Alarmi, skema e pensioneve në kolaps? Në vitin 2060, një në tre shqiptarë do të jetë i moshuar mbi 65 vjeç

Data

Gati një në tre shqiptarë në vitin 2060 do të jetë mbi 65 vjeç. Nga pak më shumë se 473 mijë në çendin e fundit, numri të moshuarve pritet të arrijë në mbi 667 mijë. Sipas parashikimeve të zymta të Institutit të Statistikave, të moshuarit mbi 65 vjeç në 2060-n, do të përbëjnë mbi 40 për qind të totalit të popullsisë.

“Kjo do të thotë që skema e pensioneve do të shkojë edhe më tej në vështirësi. Nëse nuk do merren masa konkrete, skema do të shkojë drejt rënies pa kthim. Nëse ne në 2020-n ne kishim 1.4 kontribuues për 1 përfitues, treguesi ra në 1.17 kontribuues për një përfitues në marsin e vitit 2022”, deklaroi Klodian Muço, ekspert për ekonominë.

Largimi në masë e i vijueshëm i të rinjve ndërkohë pritet të rrisë me plotë 17 vite moshën mesatare të popullsisë. Nga 42.5 vite aktualisht, mosha mesatare pritet të arrijë në 50 vite në vitin 2060.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related