Mungon prodhimi vendas! Rriten me mbi 30% importet e zarzavateve dhe kafshëve

Data

Mungesa e prodhimit vendas dhe zhvillimi i turizmit është duke nxitur rritjen e shpejtë te importeve, sidomos në disa grupe ushqimesh ku sasitë u rriten me mbi 30 për qind në vitin 2024.

Ri-zgjimi i kanaleve të importit po e bën edhe më të vështire konkurrencën e prodhimit vendas dhe po ul vlerën e mbetur në vend nga prurjet e turizmit.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT në vitin 2024 importet e kafshëve të gjalla shënuan rritje me 35.5 për qind, në sasi. Rreth 32 mijë tonë kafshë të gjalla u importuan nga rajoni dhe më gjerë nga 22 mijë tonë në vitin 2023. Rritja e importeve të kafshëve po vjen për dy arsye kryesore.

E para, si rrjedhojë e rënies së numrit të bagëtive, nga plakja e popullsisë dhe pakësimi i popullsisë në fshat. Numri i bagëtive në vendin tonë është përgjysmuar në dekadën e fundit.

Së dyti konsumi i mishit ka pësuar rritjen prej zhvillimit të turizmit.  Kuzhina shqiptare ka në themel të saj mishin dhe bulmetin. Në njërën anë numri i vizitoreve dhe njësive të agro-turizmit po rritet dhe nga ana tjetër numri i bagëtive në vend po pëson rënie duke bërë që hendeku të plotësohet në import.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related