Rritja e çmimit të siguracionit të makinave, Komisioni i Ekonomisë thërret grupet e interesit

Data

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka nisur këtë vit me një mbledhje ku është vendosur të thirren grupet e interesit për të diskutuar zbatimin e sistemit bonus-malus, i cili ka hyrë në fuqi që nga 1 janari.

Deputeti Erjon Braçe ka theksuar se aplikimi i këtij sistemi ka shkaktuar një sërë shqetësimesh që kërkojnë qartësim dhe transparencë.

Sistemi bonus-malus ka si qëllim diferencimin e sigurimeve të automjeteve bazuar në sjelljen dhe historikun e drejtuesve. Shoferët problematikë, të cilët kanë histori aksidentesh, penalizohen duke paguar prime më të larta për sigurimin, ndërsa shoferët korrektë përfitojnë prime më të ulëta. Përllogaritja e primit të sigurimit bazohet në disa kritere si historiku i aksidenteve, fuqia motorike e automjetit, mosha dhe përvoja e shoferit, përdorimi i mjetit, qarku i regjistrimit dhe vjetërsia e automjetit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related