Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni uroi Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, pasi mori pjesë në inaugurimin e tij sot (20 janar).
“Jam i sigurt se miqësia mes kombeve tona dhe vlerat që na bashkojnë do të vazhdojë të forcojë bashkëpunimin mes Italisë dhe SHBA-së, duke përballuar sfidat globale së bashku dhe duke ndërtuar një të ardhme prosperiteti dhe sigurie për popujt tanë”, tha Meloni një postim në X.
Udhëheqësja tha se vendi i saj “do të jetë gjithmonë i përkushtuar për të konsoliduar dialogun” midis Evropës dhe SHBA-së
Meloni ishte një nga disa liderë botërorë të ftuar për të marrë pjesë në inaugurimin e Trump në Uashington, ku ajo ishte ulur pranë Presidentit të Argjentinës Javier Milei.

Në fillim të këtij muaji, ajo u takua me Trump në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida.
