Vetëdeklarimi i deputetëve për ‘Sky Ecc’, Çuçi për propozimin e Bardhit: Të shqyrtohet nga një grup pune më i gjerë

Data

Në mbledhjen e sotme të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi ka shprehur qëndrimin e mazhorancës lidhur me propozimin e opozitës që deputetët të vetëdeklarojnë nëse kanë qenë apo jo përdorues të aplikacionit “Sky Ecc”.

Çuçi tha se ky propozim duhet shqyrtuar në një grup më të gjerë pune dhe të mos bëhet retorikë apo populizëm për interesa politike të ditës

“Doja te shprehja qendrimin e grupit tone parlamentar, pavaresisht nga cfare mendoj une se si ruhet integriteti i deputetit. Nga pikepamja proceduriale kete duhet ta shqyrtojme edhe ne nje grup pune sepse jane disa ceshtje proceduriale qe duhen pare. A eshte kjo ceshtje Rregullores se Kuvendit apo jo? A duhet te merret Rregullorja vetem me nje aplikacion se jane disa te tilla? A e afekton kjo Kodin Penal apo jo?

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related