Deputeti demokrat, Samir Korreshi ditën e sotme në Këshillin e Mandateve ka ironizuar socialistët pas propozimit të Grupit të PD-së që ligjvënësit të deklarojnë nëse kanë përdorur aplikacionet SkyEcc dhe Encrochat. Duke iu referuar përfaqësuesve të PS-së në mbledhje, Korreshi u shpreh se dy aplikacionet e koduara “nuk përdoren për qëllime të sinqerta”.
“S’ke pse e përdor për qëllime të sinqerta të flasësh me gruan puçi puçi në Enchrochat”, deklaroi ligjvënësi i PD-së.
Ai theksoi se dy aplikacionet janë me vendim gjykate si të përdorura nga krimi i organizuar.
